Aktualitet

Fier, zetori bie në kanal, ndërron jetë babai, plagoset vajza 10-vjeçare

5 Dhjetor 2021, 15:23 Nga DOSJA
Fier, zetori bie në kanal, ndërron jetë babai, plagoset vajza

FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Hamil të Fierit, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa vajza e tij e mitur, vetëm 10 vjeç është lënduar pasi zetori me të cilin po lëvizin përfundoi në kanal.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:40 ku dyshohet se 55-vjeçari humbi kontrollin e mjetit bujqësor për shkak të lagështirës në rrugë, e shkaktuar nga moti i keq që ka pushtuar vendin. 55-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa e mitura është dërguar në spital, ku merr mjekim nga mjekët, por nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.

“Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshkitur dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier”, njofton policia.

Ndërkohë që rupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fier fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2021, 11:45

Kapet shqiptari me dy çanta me drogë në Korfuz

GREQI– Një shqiptar ëhstë vënë në pranga nga policia në Korfuz pasi është kapur me dy çanta me drogë.Mësohet se operacioni i policisë greke është n...