Aktualitet

Rezultatet e para të testeve anti-drogë, 11 policë të Tiranës dalin pozitivë

5 Dhjetor 2021, 15:35 Nga DOSJA
Rezultatet e para të testeve anti-drogë, 11 policë të

TIRANË – Kanë dalë rezultatet e para të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët iu janë nënshtruar testeve për lëndët narkotike, sipas të cilave rezulton se në të 6 komisariatet e Tiranës, plot 11 policisë kanë rezultar pozitivë. Urdhri i Drejtorit të ti të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për analizat e drogës mes forcave të rendit kanë zbuluar 11 efektivë që kanë përdorur lëndë narkotike. Sipas të dhënave që raporton ‘Ora News’, mësohet se 2 prej bluve janë pjesë e Komisariatit nr. 2 në Tiranë.

Rezultatet mësohet se i kanë kundërshtuar një pjesë e tyre, duke argumentuar se kemi të bëjmë me një gabim të rezultatit nga laboratori mjekësor privat që u angazhua në realizimin e analizave periodike. Bëhet fjalë për persona që janë 50 deri në 60 vjeçar, ndaj dhe në kundërpërgjigje kanë argumentuar se vetë mosha e tyre e bën absurd një pretendim se përdorin drogë.

Javën e ardhshme pritet që Policia të shpallë zyrtarisht rezultatet e testimit të drogës për të gjithë uniformat e blu që ka nisur pranë 6 komisariateve një javë më parë. Janë 11 mijë policë dhe drejtues që do të duhet ti nënshtrohen analizës së drogës . Pas Tiranës mësohet se verifikimi do të vazhdojë edhe në rrethe, duke nisur fillimisht në bazë të riskut. Urdhri i brendshëm  i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano është lëshuar më 22 nëntor ku ai paralajmëroi testin periodik të drogës për të gjithë punonjësit e policisë.

LAJMI KRYESOR: Java e ardhshme vulos gjithçka, Nano u bën gati letrat policëve që konsumojnë drogë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano policët rezultatet testi i drogës gledis nano policët rezultatet testi i drogës

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2021, 11:45

Kapet shqiptari me dy çanta me drogë në Korfuz

GREQI– Një shqiptar ëhstë vënë në pranga nga policia në Korfuz pasi është kapur me dy çanta me drogë.Mësohet se operacioni i policisë greke është n...