Politike

Meta thirrje për dialog, Spiropali: Pse nuk thua asnjë fjalë për dhunën talebane mbi KZAZ

20 Qershor 2019, 14:00 Nga DOSJA
Meta thirrje për dialog, Spiropali: Pse nuk thua asnjë fjalë

TIRANË– Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili bëri thirrje që palët politike të reflektojnë për anulimin e zgjedhjeve.

Më anë të një postimi në Twitter, Spiropali shkruan se tani të gjithë e shohin se si Ilir Meta i hodhi benzinë zjarrit që pretendon se po mundohet të shuajë.

“Për aspak çudi akoma se ka thënë asnjë fjalë për dhunën talebane mbi KZAZ. Ndoshta sepse pret më shumë dhunë!”-shkruan Spiropali. 

Postimi i plotë: 

U bënë dhjetë ditë nga çdekreti antidekret i dekretit të Ilir Metës dhe të gjithë e shohin se si Ilir Meta i hodhi benzinë zjarrit që pretendon se po mundohet të shuajë! Për aspak çudi akoma se ka thënë asnjë fjalë për dhunën talebane mbi KZAZ. Ndoshta sepse pret më shumë dhunë!

Dekreti i Metës ka shkaktuar përplasje në KZAZ-të e bashkive opozitare në vend ditën e djeshme.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali ilir meta tensione në kzaz-të e vendit zbrazja e kzaz-ve te votimit elisa spiropali ilir meta tensione në kzaz-të e vendit zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll