Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, shoferi humb kontrollin e makinës, 3 të plagosur

5 Dhjetor 2021, 15:25 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, shoferi humb kontrollin e

ELBASAN – Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan – Peqin, si pasojë e të cilit janë plagosur tre persona.  Shoferi i makinës, një 23-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, duke bërë që të mbeten të plagosur 3 pasagjerët që udhëtonin me të, të moshave 48, 52 dhe 21 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

“Më datë 05.12.2021, rreth orës 15:10, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi E. B., rreth 23 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetaset M. S., rreth 48 vjeçe, R. S., 52 vjeçe dhe K. S., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

(E.H/Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan elbasan-peqin spital te plagosur aksident ne elbasan elbasan-peqin spital te plagosur

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2021, 11:45

Kapet shqiptari me dy çanta me drogë në Korfuz

GREQI– Një shqiptar ëhstë vënë në pranga nga policia në Korfuz pasi është kapur me dy çanta me drogë.Mësohet se operacioni i policisë greke është n...