Aktualitet

Fluturojmë matanë si zogj / Drashovica e Vlorës e lënë në harresë, flasin banorët

5 Dhjetor 2021, 13:59 Nga DOSJA
Fluturojmë matanë si zogj / Drashovica e Vlorës e lënë

VLORË – Drashovica, fshati që gjendet vetëm 15 km larg qytetit të Vlorës, në vitin 2018 u shpall pjesë e projektit 100 fshatrat. Sot më shumë se 3 vite më vonë, në Drashovicë asgjë nuk ka ndryshuar. Fshati vijon të jetë me rrugë plot gropa e baltë, pa ndriçimin dhe më shqetësuese me urën e fshatit drejt rënies. Mungesa e investimeve në fshatin me 300 familje ndihet prej vitesh, edhe pse fshat me histori dhe fshat i dekoruar si “Nder i Kombit”.

Banorët e Drashovicës ankohen për kushtet, por alarmante për ta është Ura që lidh fshatin me rrugën kryesore. Sipas tyre degradimi i këmbëve të urës ka ardhur për shkak të gërryerjes e inerteve të shtratit të Lumit Shushica dhe nga automjetet e rënda të gurores që kalojnë në të. Banorët thonë se janë ankuar shpesh për situatën. Por askush nuk u kushton rëndësi

Si është gjendja?

Deri tani ka ujë të pijshëm, janë rregulluar kanalizimet, rrugët nuk janë dhe aq mirë. E kemi vënë në dijeni dhe kryeplakun dhe kryetarin e Bashkisë për gjendjen, prurjet e shiut e kanë shkatërruar urën këtu. Nëse kjo ura prishet, bazamenti, bllokohemi fare se të gjitha punët i kemi nga ana tjetër. Shembja e urës së ujësjellësit ishte vitin e shkuar. Në rast se shembet dhe kjo, jemi të izoluar sepse kanë hequr zhavorrin dhe kanë kaluar mbi të makina të tonazhit të lartë me gurë e inerte. Do fluturojmë matanë si zogj, bashkia e Selenicës duhet të marrë masa urgjente.

Drashovica pjesë e projektit, a është bërë ndonjë investim?

Nuk janë hedhur sytë fare, rrugët skandaloze.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet drashovica ne vlore flasin banoret drashovica ne vlore flasin banoret

Sondazh

Poll