Aktualitet

EMRAT/ Sekuestrohen 30 kg drogë në Vlorë, e kishin futur në “Ford”

5 Dhjetor 2021, 08:59 Nga DOSJA
EMRAT/ Sekuestrohen 30 kg drogë në Vlorë, e kishin futur në

VLORË– Aldo Tushaj, Sokol  Beqiraj dhe Alban Velo janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të Policisë Vlorë të tre janë ndaluar teksa udhëtonin me një mjet të llojit “Ford”. Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Ford”, në të cilin ata udhëtonin, u gjetë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 30 kilogramë që u sekuestrua. Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bishani”. Sekuestrohen 30 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që transportonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për transportin e një sasie lënde narkotike nga 3 shtetas, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me “Shqiponjat” dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Bishani”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.T.,34 vjeç., S.B.,29 vjeç., banues në Vlorë dhe shtetasit A.V., 34 vjeç.,banues në Bishan, Vlorë. Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në fshatin Bishan , bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike. Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Ford”, në të cilin ata udhëtonin, u gjetë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 30 kilogramë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 30 kg droge ne vlore vlore 30 kg droge ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2021, 11:45

Kapet shqiptari me dy çanta me drogë në Korfuz

GREQI– Një shqiptar ëhstë vënë në pranga nga policia në Korfuz pasi është kapur me dy çanta me drogë.Mësohet se operacioni i policisë greke është n...