Aktualitet

11 Dhjetori/Zbardhen emrat e delegatëve të PD të Beratit, Kamzës, Dajtit e Njësisë 2

5 Dhjetor 2021, 11:26 Nga DOSJA
11 Dhjetori/Zbardhen emrat e delegatëve të PD të Beratit,

TIRANË – Janë lexuar sot emrat e delegatëve të Degës së PD-së Berat, Kamëz, Dajt dhe Njësia nr.2, që kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar me datë 11 Dhjetor. Deri më tani nga dega e Kamzës, janë firmosur 108 formularë nga 145 delegatë. Dega numër 14 e Tiranës që përfshin zonën e Dajtit ka lexuar emrat e delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit të Partisë Demokratike. Nga 100 delegatë, 61 prej tyre kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit të PD me 11 Dhjetor. Ndërsa në total, deri më sot janë shpallur haptazi emrat e më shumë se 2100 firmëtarëve nga e gjithë Shqipëria për në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe procesi po vijon pa u ndalur.

Pesë degët e Partisë Demokratike të Qarkut Berat zyrtarizuan sot listat e delegatëve për në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Në rang qarku kanë firmosur 63% e delegatëve, 260 nga 413 delegatë,duke e çuar në 63% numrin e delegatëve që i bashkohen Sali Berishës në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Listat me emrat e delegatëve janë lexuar nga përfaqësues të degëve përkatëse përpara të Partisë Demokratike Berat në qytetet Berat e Kuçovë.

Shpërndarja e kartave të delegatëve

Kujtojmë se ditën e djeshme ka nisur shpërndarja e kartave të delegatëve kur jemi vetëm një javë larg Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të Partisë Demokratike të thirrur nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha. Kartat kanë të shënuara emër, atësi, mbiemër dhe postin, në organigramën e degës së qytetit përkatës. Delegati paraqet ID për konfirmim dhe kartën me një barcode identifikues në momentin që futet në ambientet ku do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

MINUTË PAS MINUTE:

2171 delegatë të PD publikojnë emrat për Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit

11 Dhjetori/Zbardhen emrat e delegatëve të PD të Beratit, Kamzës, Dajtit e Njësisë 2

Zyrtarja e lartë e PD në Berat i kthehet Këlliçit: 8 vite ishim në gjumë!

EMRAT / 11 Dhjetori, 63% e delegatëve të Qarkut të Beratit i bashkohen Berishës

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike dajt delegatet e pd kamez kuvendi i 11 dhjetorit dajt delegatet e pd kamez kuvendi i 11 dhjetorit

Sondazh

Poll