Aktualitet

Zyrtarja e lartë e PD në Berat i kthehet Këlliçit: 8 vite ishim në gjumë!

5 Dhjetor 2021, 12:12 Nga DOSJA
Zyrtarja e lartë e PD në Berat i kthehet Këlliçit: 8 vite

BERAT – Dega e PD-së në Berat ka zyrtarizuar emrat e delegatëve për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Sipas tyre 125 nga 198 delegatë kanë firmosur nga dega e PD së Beratit, 12 nga 34 nga dega e PD-së në Dimal dhe 21 nga 46 nga dega e PD-së në Poliçan. I pranishëm gjatë publikimit të emrave ka qenë edhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, por disa prej delegatëve ishin me iniciale.

“PD ka qenë e përgjumur në këto 8 vite” tha njëra nga drejtueset e degës së PD-së Berat.

Ditën e sotme janë lexuar gjithashtu emrat e delegatëve të Degës së PD-së Kamëz, Dajt dhe Njësia nr.2, që kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar me datë 11 Dhjetor. Deri më tani nga dega e Kamzës, janë firmosur 108 formularë nga 145 delegatë. Dega numër 14 e Tiranës që përfshin zonën e Dajtit ka lexuar emrat e delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit të Partisë Demokratike. Nga 100 delegatë, 61 prej tyre kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit të PD me 11 Dhjetor. Ndërsa në total, deri më sot janë shpallur haptazi emrat e më shumë se 2100 firmëtarëve nga e gjithë Shqipëria për në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe procesi po vijon pa u ndalur.

Shpërndarja e kartave të delegatëve

Kujtojmë se ditën e djeshme ka nisur shpërndarja e kartave të delegatëve kur jemi vetëm një javë larg Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të Partisë Demokratike të thirrur nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha. Kartat kanë të shënuara emër, atësi, mbiemër dhe postin, në organigramën e degës së qytetit përkatës. Delegati paraqet ID për konfirmim dhe kartën me një barcode identifikues në momentin që futet në ambientet ku do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

LAJMI KRYESOR: 11 Dhjetori/Zbardhen emrat e delegatëve të PD të Beratit, Kamzës, Dajtit e Njësisë 2

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike berat kuvendi i 11 dhjetorit partia demokratike berat kuvendi i 11 dhjetorit partia demokratike

Sondazh

Poll