Aktualitet

EKSKLUZIVE-Efektivi: Si u detyruam të mbështesnim Ramën për aeroportin e Vlorës

5 Dhjetor 2021, 10:27 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE-Efektivi: Si u detyruam të mbështesnim Ramën për

VLORË– Një efektiv policie në burgun e Vlorës ka denoncuar politizimin e unifromave. Në një mesazh dërguar në redaksinë e Dosja.al, efektivi që kërkon të mbetet anonim nga frika se mund të humbasë vendin e punës tregon ekskluzivisht se më datë 28 nëntor është detyruar që të shkojë në aktivitetin e organizuar nga kryeministri Edi Rama për nisjen e punimeve për aeroportin e Vlorës.

Efektivi në fjalë shkruan se urdhri është dhënë nga drejtori Ëngjellush Avduli dhe shefi i policisë Besi Binaj. Më datë 28 nëntor, efektivët kanë qenë edhe pushim, por pavarësisht kësaj janë detyruar që të paraqiten civilë pranë vendit ku do të ndërtohet aeroporti i Vlorës. Sipas rrëfimit që denoncuesi ka bërë për Dosja.al Binaj u ka thënë se urdhri ka qenë i vetë Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Përshëndetje, ajm një polic në burgun Vlorë që kam bërë denoncimin e drejtuesve për politizimin me urdhër të policisë së burgjeve. Në datën 28 nëntor, me urdhër jemi detyruar nga drejtori Ëngjellush Avduli dhe shefi i policisë Besim Binaj që ditën e pushimit të shkojmë me mjetet tona në aktivitetin e aeroportit. Pas ankeses time në këtë datë tek drejtori i Përgjithshë, dhe Prokurori i Përgjithshëm, na ka kthyer pas shefi i policisë, Binaj duke na thënë se ka urdhëruar ministri pasi ka kamera. Asnjë nga personat që kam bërë ankesë nuk kanë bërë verifikim për shkeljen e ligjit nga këta drejtues që na kërcënojnë me bukën e gojës për të marrë pjesë në aktivitetin politik. Foto tregojnë dhe adresat e e-mailit ku kanë dërguar ankesat që tregon hartimin e listës nga shefi i policisë. Të gjithë në atë listë kanë ardhur në Akërni më datë 28.

Punonjësi i policisë së Burgjeve ka vënë në dispozicion të Dosja.al edhe e-mailet që u ka dërguar zyrtarëve të lartë duke denoncuar politizimin e unifromave por nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tyre.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismaili bledi çuçi denoncimi i efektivit ne vlore edi rama policia e vlores vlore agim ismaili bledi çuçi denoncimi i efektivit ne vlore edi rama policia e vlores vlore

Sondazh

Poll