Aktualitet

I shpallur në kërkim për grup kriminal, kapet 44-vjeçari në Kukës

5 Dhjetor 2021, 09:39 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim për grup kriminal, kapet 44-vjeçari

KUKËS– Një 44-vjeçar me inicialet B.R., është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Sipas njoftimit të policisë, 44-vjeçari ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, Francë, pasi Tribunali Gjyqësor i Mulhouse Francë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i policisë: 

Vihet në pranga një tjetër shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Francës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

B. R, 44 vjeç, banues në Doberçan, Kosovë.Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, Francë, pasi Tribunali Gjyqësor i Mulhouse Francë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 44 vjecari ne morine policia e kukesit arrestohet 44 vjecari ne morine policia e kukesit

Sondazh

Poll