Aktualitet

Transferoi 19 mln euro nga Tirana, jepet masa e sigurisë për bashkëpunëtorin e Taçit

5 Dhjetor 2021, 12:00 Nga DOSJA
Transferoi 19 mln euro nga Tirana, jepet masa e sigurisë për

ITALI – Gjykata e Palermos në Itali ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për ekonomistin italian, Fabio Petruzello, i cili u arrestua disa ditë më parë së bashku me ekonomistin tjetër italian, 90-vjeçarin Francesco Zumma, të cilët akuzohen për ‘Pastrim parash’, në bashkëpunim me biznesmenin shqiptar, Rezart Taçi.  Ata akuzohen se kanë kryer transferimin e plot 19 milion eurove nga një bankë greke në Tiranë.

Prokuroria e Hetimit të Korrupsionit bllokoi një vit më parë llogarinë bankare të Francesco Zummos, një shtetas italian 90-vjeçar. Nga hetimet rezultoi se ai kishte transferuar nga një bankë greke në Tiranë plot 19 milionë euro, origjina e të cilave konsiderohet e paligjshme. Këto para janë transferuar kryesisht në Zvicër. Ai ka bashkëpunuar me Fabio Petruzzellan, shtetas italian dhe D.C., shtetas italo-zviceran në këtë skemë mafioze. Të tre personat në fjalë realizonin pastrimin e parave me ndihmën e kompanive të naftës të Rezart Taçit.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banke cosa nostra masa e sigurisë pastrim parash rezart taçi banke cosa nostra masa e sigurisë pastrim parash rezart taçi

Sondazh

Poll