Aktualitet

Lojëra të paligjshme fati dhe drogë, 1 i arrestuar dhe disa të proceduar në Tiranë

5 Dhjetor 2021, 11:33 Nga DOSJA
Lojëra të paligjshme fati dhe drogë, 1 i arrestuar dhe disa

TIRANË – Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një person, ndërsa ka nisur procedimin për 3 të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu, sipas njoftimit të bluve të Tiranës, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S. alias A. P., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Po ashtu, në vijim të kontrolleve në lokale dhe ambiente të ndryshme, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të palejuara për lojrat e fatit, proceduan penalisht shtetasit: – K. H., 21 vjeç dhe E. S., 37 vjeç për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, proceduan penalisht shtetasin M. M., 36 vjeç për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” pasi ka vendosur lokalin e tij në dispozicion për lojra të palejuara.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Tiranë / Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S. alias A. P., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në lokale dhe ambiente të ndryshme, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të palejuara për lojrat e fatit, proceduan penalisht shtetasit: – K. H., 21 vjeç dhe E. S., 37 vjeç për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit K. H., shtetasit E. S., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që dyshohet se përdorej për vendosjen e lotove sportive. Gjithashtu, në vijim të këtyre kontrolleve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, proceduan penalisht shtetasin M. M., 36 vjeç për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” pasi ka vendosur lokalin e tij në dispozicion për lojra të palejuara. Gjatë kontrollit të lokalit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një aparat Drinvbox dhe një telefon celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane droge lojera ta paligjshme fati arrestime ne tirane droge lojera ta paligjshme fati

Sondazh

Poll