Aktualitet

Emërimi Peach nga Anglia për BP, Meta: Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç

5 Dhjetor 2021, 11:29 Nga DOSJA
Emërimi Peach nga Anglia për BP, Meta: Forcimi i paqes dhe

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur emërimin e të Dërguarit Speciat të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach. Me anë të një postimi në Tëitter, Meta shkruan se Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar së është një partner i besueshëm në promovimin e lirisë dhe të demokracisë në rajon.

Postimi i Metës:

Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qendrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë. Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane.

(2/2) Strengthening peace and stability remains key to strengthening the European perspective. ????? pic.tëitter.com/HSm9tOgGgY

— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) December 5, 2021

Stuart Peach i cili ka qenë shefi i Komitetit ushtarak të NATO’s dhe shef i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar u emërua disa ditë më parë si i Dërguari Special nga Mbretëria e Bashkuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ilir meta stuart peach ilir meta stuart peach

Sondazh

Poll