Sport

Ramos me këmbë “kristali”! 90 minuta me fanellën e PSG, por lojtari dëmtohet sërish

3 Dhjetor 2021, 22:02 Nga DOSJA
Ramos me këmbë “kristali”! 90 minuta me fanellën e

PARIS-Tjetër dëmtim për Sergio Ramos. Kalavari i vuajtjeve vazhdon për mbrojtësin spanjoll me fanellën e PSG që do të duhet të qëndrojë sërish jashtë për shkak të një problemi muskulor.

Ramos debutoi vetëm fundjavën e kaluar në përballjen me St. Ettiene, ku luajti 90 minuta dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë, por pasditen e sotme erdhi një tjetër lajm i keq.

Megjithatë ajo që shqetëson trajnerin Pochettino, është fakti që nuk dihet se sa kohë do të duhet që Ramos të rikuperohet sërish dhe të zbresë në fushë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport psg sergio ramos psg sergio ramos

Sondazh

Poll