Aktualitet

Atentat në Durrës, plagoset anëtari i bandës dhe kunati i Lul Berishës (FOTO+EMRAT)

20 Qershor 2019, 11:39 Nga DOSJA

DURRËS– Atentat me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur Julian Meçaj dhe Plarent Dervishajt.

Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-kënetës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt.

Autorët e atentatit, të cilët dyshohen se janë dy, i janë afruar “shënjestrave” të tyre duke hapur zjarr ndaj tyre dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Meçaj ka marrë tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj ka marrë një plumb në këmbë. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Do të jetë dëshmia e tyre, pika kyçe që hetuesit do të përdorin për kapjen e autorëve të atentatit të sotëm.

Policia ka ngritur disa postblloqe në zonë për të kapur edhe të dyshuarit ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për grumbullimin e provave dhe pamjeve nga disa kamera sigurie.

 

Banda e Lul Berishës

Akuzohen për një seri vrasjesh. Rivaliteti mes bandave ka bërë që të vriten mes tyre. Ndërkohë grupi, i cili është “krijuar” në qytetin e Durrësit numëron, Dritan (Adriatik) Coli, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Altin Olloni, Altin Nikolla, Indrit Dokle, Kujtim Buna, Serdian Sulejmani, Julian Meçe dhe Jurid Xhunga, të cilët janë të arrestuar. 

Anëtarët e grupit të Lul Berishës së bashku me emrin e Julian Meçaj, dolën nga dëshmia e të penduarit Adriatik Coli.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj julian meces atentat ndaj plarent dervishajt julian mece plagoset julian mece plarent dervishaj atentat ndaj julian meces atentat ndaj plarent dervishajt julian mece plagoset julian mece plarent dervishaj

Sondazh

Poll