Aktualitet

Dosja 339|2/ Mbyllen hetimet, ish-deputeti Arben Çuko, shoferi dhe 3 të tjerë të pandehur para gjykatës

20 Qershor 2019, 08:45 Nga DOSJA
Dosja 339

TIRANE– Prokuroria ka dërguar zyrtarisht sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kërkesën për gjykimin e dosjes 339/2, pasi ka mbyllur hetimet. Pas 12 të pandehurve të dosjes 339, që u dërguan në gjykatë 2 javë më parë, Dosja.al ka siguruar shkresën që Prokuroria i dërgon gjykatës për Arben Cukon, shoferin e tij, dhe 3 persona të tjerë.

Në gjyq kanë përfunduar, Arben Çuko, shoferi i tij, Qerim Musha, Fatos Llaftiu, Denis Llaftiu dhe dy të tjerë.

Ish-drejtori i Burgjeve, Musha dhe 3 të tjerët, bazuar në akuzën që ka ngritur prokuroria pas hetimit për ta. Ata akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv të zyrtarëve të lartë.

Grupi u zbulua gjatë përgjimeve të prokurorisë në lidhje me transferimin e një të dënuari me burg. Ish-deputeti socialsit aktualisht është në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Dosja 339 është ndarë në disa fraksione dhe hetimet vijojnë për shitblerjen e votave, ku të përfshirë janë zyrtarë të lartë të PS, mes tyre kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Nën hetim janë edhe grupi i Avdylajve për trafik droge.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SHKALLËS PARË PËR KRIME TË RËNDA                                                               TIRANË

N J O F T I M

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me datë 19.06.2019 ka paraqitur kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr. 339/2 të vitit 2016 në ngarkim të të pandehurve:

 Rrethanat e faktit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, mbi bazën e akteve të referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë, me datë 28.12.2016, ka regjistruar procedimin penal me nr.339 të vitit 2016, për  kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 i K.Penal,

Nga hetimet proaktive të kryera me metoda speciale të hetimit, si përgjimet telefonike, ambientale dhe vëzhgime, ka rezultuar se një grup personash, banorë të qyteteve të ndryshme të vendit, vepronin në formën e veçantë të bashkëpunimit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian. 

Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave të hetimit, nga përgjimi i bisedave telefonike të të pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre personave, të cilët kundrejt dhënies dhe përfitimit të paligjshëm në vlera monetare dhe materiale, kanë realizuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në një vend tjetër vuajtje dënimi, sipas preferencës së vetë të dënuarit, në IEVP Fier.

Sqarojmë se më parë, po në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr.339 të vitit 2016, është paraqitur kërkesa për gjykim të 12 të pandehurve të tjërë dhe ndodhen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, akuzuar për veprat penale“ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnë për evidentimin e secilit fakt penal të rezultuar gjatë hetimit të kësaj çështjeje dhe për autorët e veprës penale.

                                     PROKURORËT

 

                     Dritan Prençi                  Vladimir Mara

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben cuko dosja 339 korrupsion arben cuko dosja 339 korrupsion

Sondazh

Poll