Aktualitet

Sulmet në KZAZ, procedohen 40 persona në Berat, mes tyre nënkryetarët e Bashkive

20 Qershor 2019, 08:35 Nga DOSJA
Sulmet në KZAZ, procedohen 40 persona në Berat, mes tyre

BERAT- Për sulmet në KZAZ-të e Beratit një ditë më parë, policia ka proceduar 40 persona. Mes të procedurave janë edhe 12 policë bashkiakë të Beratit dhe Skraparit.

Po kështu nën hetim janë edhe nënkryetarët e bashkive, të Beratit dhe Skraparit.

Njoftimi i plotë i policisë së Beratit

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje më datë 19.06.2019, ku disa shtetas kanë tentuar të futen forcërisht në ambjentet e KZAZ nr 64 (tek Pallati i Kulturës Berat) dhe në ambjentet e KZAZ nr 66 (tek Pallati Kulturës Skrapar) Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit Berat dhe Skrapar pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia kanë referuar në gjendje të lirë 40 shtetas:

Konkretisht:

•E.B, 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD)

•B.B, 35 vjeç, banues në Berat (N/Kryetar i Bashkisë Berat)

•H.S, 50 vjeçe, banuese në Berat (N/Kryetare e Bashkisë Berat)

•M.K, 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarjes së shërbimit publik)

•K.Gj, 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat),

•G.P, M.M, A.R, D.B, F.C, M.K, E.D punonjës të policisë Bashkiake Berat.

•A.Z, A.G, J.M, A.Ç, A.I punonjës të policisë Bashkiake Skrapar.

Si dhe G.A, M.H, B.H, F.K, SH.M, K.E, E.Ç, M.V, R.Ç, S.Z, R.H, P.GJ, E.T, A.C, A.H, A.G, E.A, R.B, I.H, E.H, N.G, I.B, K.M, punonjës pranë këtyre bashkive dhe qytetarë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjëshme”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrim prone”

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune. Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tensione ne berat zbrazja e kzaz-ve te votimit tensione ne berat zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll