Aktualitet

Grabitja e Rinasit/ Del zbuluar shefi i kargos, lëvizja që ndihmoi grabitësit e parave

20 Qershor 2019, 10:01 Nga DOSJA
Grabitja e Rinasit/ Del zbuluar shefi i kargos, lëvizja që ndihmoi

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga skema e grabitjes së 5.6 milionë eurove nga aeroporti i Rinasit.

Agjenti i aeroporit, Hasan Kanaçi është kapur nga kamerat teksa ngarkoheshin bagazhet, duke ndryshuar radhën e ngarkesave në bagazhin e aeroplanit.

Veprimet e tij të dyshimta e bëjnë atë të dyshuarin kryesor si informatiorin e bandës së grabitësve brenda aeroportit. Në momentin e ngarkimit të bagazheve vlerat monetare sipas procedurës vendosen të fundit dhe brenda 1-2 minuta dhe dera mbyllet menjëherë.

Shefi i kargos vendosi paratë të parat, dera rri hapur gjatë, dhe më tej afrohet një ngarkesë sërish me valixhe të pasagjerëve duke ia bërë më të lehtë procedurën e grabitjes bandës prej 5 personave për t’u larguar sa më shpejt pa u kapur.

Ditën e djeshme, në Gjykatë u zhvillua seanca e Kanaçit, për të cilin u vendos masa “arrest me burg”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën rreth 100 mijë euro, të cilat dyshohet se i përkasin shumës prej 5.6 milionë eurove të grabitura në Rinas.

Për ngjarjen e Rinasit, Kanaçi është personi i 7-të i arrestuar. Përveç tij në prangat e policisë kanë rënë: Ragip Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Cela dhe Alkond Bengasi.

Ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë vëllezërit Klement e Eldi Çala, si dhe Talo Çela.

Grabitja e Rinasit ndodhi mesditën e 9 prillit, ku një grup prej 5 personash grabiti shumën prej 5.6 mln eurove. Grupi u larguar me një furgon të bardhë, i cili u ndoq nga policia. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë edhe organizatori i grabitjes Admir Murataj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e rinasit hasan kanaci grabitja e rinasit hasan kanaci

Sondazh

Poll