Aktualitet

Kanosi me armë zjarri kamarierin në lokal, në kërkim 34-vjeçari nga Vlora

20 Qershor 2019, 08:46 Nga DOSJA
Kanosi me armë zjarri kamarierin në lokal, në kërkim

VLORË- Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se kanosi me armë një 22-vjeçar , i cili punonte si kamarier në lokal.

Ngjarja ndodhi mbërmjen e djeshme në një lokal të lagjes “Lef Sallata”, për motive të dobëta. Policia po punon për kapjen e autorit, shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë, Policia ka shpallur në kërkim, shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi mbrëmjen e djeshme në një lokal të lagjes “Lef Sallata” Vlorë, dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri pistoletë një 22 vjeçar i cili punonte si kamarier në këtë lokal.

Po punohet për kapjen e shtetasit L.A.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kanosje me arme vlore kanosje me arme vlore

Sondazh

Poll