Aktualitet

Prej 17 vitesh në arrati pas vrasjes, arrestohet 45-vjeçari me qëllim ekstradimi drejt Italisë (EMRI)

20 Qershor 2019, 11:32 Nga DOSJA
Prej 17 vitesh në arrati pas vrasjes, arrestohet 45-vjeçari me

Tiranë- Në prangat e policisë së Kavajës ka rënë Elton Mema pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Sipas policisë Mema është dënuar nga Gjykata e Firences në vitin 2002 me me 14 vjet burg për veprën penale “Vrasja me paramendim”.  45-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:
Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit E.M, 45 vjeç, banues në Kavajë, i cili shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences / Itali, në vitin 2002 e ka dënuar me 14 vjet burg për veprën penale “Vrasja me paramendim”, të parashikuar nga neni 575 i Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 45-vjeçari elton mema vrasja në itali arrestohet 45-vjeçari elton mema vrasja në itali

Sondazh

Poll