Aktualitet

Dëmtuan materialet zgjedhore, arrestohen 4 persona në Kukës, 7 të tjerë në kërkim

20 Qershor 2019, 09:19 Nga DOSJA
Dëmtuan materialet zgjedhore, arrestohen 4 persona në Kukës, 7

KUKËS- Pas sulmeve që janë shënuar ditën e djeshme në Kukës, në KZAZ nr 11, policia ka arrestuar 4 persona, të cilët kanë dëmtuar dhe dhunuar materialet zgjedhore.

Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë tentuar të dëmtojnë materialet zgjedhore, kanë prishur derën e palestrës dhe kanë vënë zjarr, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, 

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale:

-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. H., 42 vjeç,  banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.

-E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.

Ndërsa, janë shpallur në kërkim 7 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale  “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.

Njoftimi i policisë Kukës:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 19.06.2019, tek gjimnazi “Havzi Nela”, në KZAZ nr.11 Kukës, ku disa persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë tentuar të dëmtojnë materialet zgjedhore, kanë prishur derën e palestrës dhe kanë vënë zjarr, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve, konkretisht:

-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. H., 42 vjeç,  banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.

-E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.

Janë shpallur në kërkim 7 shtetas, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale  “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Arrestimet vijnë pas përplasjeve që ndodhën dje në 23 bashki të drejtuara nga opozita.

I ndaluar është edhe ish-deputeti Bardh Spahia, i cili u ndalua live në emisionin OPEN.

Bashkitë kërkojnë lirimin e ambienteve që KQZ i përdor si KZAZ me argumentin se po respekton dekretin e presidentit Ilir Meta. Nuk ka munguar dhuna dhe përplasjet, ndërkohë që situate politike sa shkon dhe tensionohet më shumë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona tensione ne kukes zbrazja e kzaz-ve te votimit arrestohen 4 persona tensione ne kukes zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll