Aktualitet

Protestuan para rafinerisë së Ballshit, policia: Nën hetim 4 naftëtarë në Fier

4 Dhjetor 2021, 09:09 Nga DOSJA
Protestuan para rafinerisë së Ballshit, policia: Nën hetim 4

FIER– Katër naftëtarë janë proceduar penalisht nga policia e Mallakastrës për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” e kryer në bashkëpunim, shtetasit: S. D., 50 vjeç; Gj. S., 55 vjeç; G. D., 65 vjeç dhe A. B., 49 vjeç, banues në Mallakastër.

Policia njofton se te ura para uzinës së përpunimit të naftës në qytetin e Ballshit u grumbulluan rreth 40 persona të cilët bllokuan rrugën për në hyrje të uzinës dhe personat e sipërpërmendur janë identifikuar si persona organizator në këtij grumbullimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

‘Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” e kryer në bashkëpunim, shtetasit: S. D., 50 vjeç; Gj. S., 55 vjeç; G. D., 65 vjeç dhe A. B., 49 vjeç, banues në Mallakastër, pasi te ura para uzinës së përpunimit të naftës në qytetin e Ballshit u grumbulluan rreth 40 persona të cilët kanë bllokuar rrugën për në hyrje të uzinës dhe personat e sipërpërmendur janë identifikuar si persona organizator në këtij grumbullimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.’

Çfarë kërkojnë naftëtarët?

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kërkojnë shlyerjen e 13 pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë. Naftëtarët e uzinës në Ballsh protestuan edhe një vit më parë për muaj me radhë për pagat e pamarra, edhe pse kishin punuar në kohë pandemie, kur gjithçka ishte e mbyllur dhe në “shtetrrethim”. Duke parë se nga protestat e tyre nuk pati asnjë reagim ata vendosën që të futeshin në grevë urie në ambientet e Rafinerisë. Qeveria u ofroi atyre 40 mijë lekë të reja rrogë për një periudhë 1-vjeçare. Po ashtu, iu paguan edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020-tetor 2021. Por në vendimin e qeverisë thuhej qartë se nëse pas kësaj periudhe nëse në rafineri nuk afrohej asnjë investim, atëherë naftëtarët nuk do të merrnin më mbështetje nga shteti. Dhe kjo ka bërë që ata të ngriheshin sërish në protesta. Mirëpo, përveçse janë pa punë, tashmë u duhet të përballen dhe me qëndrimin pas hekurave.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet naftëtarët e ballshit naftetaret ne proteste naftëtarët e ballshit naftetaret ne proteste

Sondazh

Poll