Aktualitet

Ishte i intubuar prej 1 muaji, humb jetën nga COVID-19 drejtori i gjimnazit në Berat

4 Dhjetor 2021, 09:14 Nga DOSJA
Ishte i intubuar prej 1 muaji, humb jetën nga COVID-19 drejtori i gjimnazit

BERAT– Drejtori i gjimnazit “BaB Dud Karbunara” Llazar Palla ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19. Për afro një muaj ai ka luftuar me virusin mirëpo nuk ia doli mbanë.

Mësohet se 62-vjeçari u dërgua drejt Tiranës, ku ndenji i intubuar për rreth 1 muaj pasi ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Të shumta kanë qenë sot mesazhet e ngushëllimit të kolegëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor, miqve dhe nxënësve të tij në rrjetet sociale.

Gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” ka qenë një nga shkollat e mesme me numrin më të madh të të prekurve më Cocid-19 në Berat. Disa klasa kanë pasur më shumë se 10 nxënës të infektuar ndërsa ka patur edhe mësues që kanë rezultuar pozitiv, dhe mes tyre ka qëne edhe drejtori i këtij gjimnazi që sot humbi betejën me covid-19.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet covid llazar palla nderron jete drejtori i gjimnazit covid llazar palla nderron jete drejtori i gjimnazit

Sondazh

Poll