Aktualitet

Dënohen 2 shqiptarë në Britaninë e Madhe!‘Fabrika e kanabisit’ iu zbulua nga banorët

4 Dhjetor 2021, 09:01 Nga DOSJA
Dënohen 2 shqiptarë në Britaninë e Madhe!‘Fabrika e

BRITANI-Andil Mucolli dhe Ilirjan Jaho janë dy shqiptarët që janë dënuar me burgim në Britaninë e Madhe pasi janë arrestuar teksa punonin në një ‘fabrikë’ kanabis. Ata punonin në fermën që ishte ngjitur me një klub nate, e cila do të sillte fitime prej 1.6 milion paund.

Policia u njoftua nga qytetarët në 12 tetor, pasi ndihej aroma e rëndë e drogës, në ndërtesën e vjetër ‘Club XS’ në zonën West Walls të Carlisle. Andiol Mucolli, 25 vjeç është parë duke dalë nga ambientet, i ndjekur më pas nga 42-vjeçari Iirjan Jaho.

Dy shqiptarët, e pastrehë, pranuan se ishin përfshirë në prodhimin e kanabisit dhe u burgosën për dy vjet. Gjatë një kontrolli në ndërtesë, policia pa se ndërtesa ishte përshtatur për prodhimin e kanabisit, dhe në 9 dhomat u gjetën pothuajse 1700 bimë – 276 prej të cilave ishin korrur tashmë.

Në ndërtesë kishte sisteme ajrimi, ndriçimi, kontrolli të temperaturës, shishe të zbrazëta të zbutësve me aromë të rrobave janë parë gjithashtu, që me sa duket dy shqiptarët i kanë përdorur për të ‘mbytur’ erën e rëndë të drogës.

Burimi: BBC

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet andiol mucolli britani e madhe denohen shqiptaret ne britani iirjan jaho andiol mucolli britani e madhe denohen shqiptaret ne britani iirjan jaho

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2021, 06:11

Pse pasaportat e vaksinave po shkaktojnë kaos?

Problemi qëndron te njerëzit, jo teknologjia, shkruan The EconomistPara Luftës së Parë Botërore, shumë vende nuk kërkonin pasaporta. Por pasi nisën konfliktet, ...