Aktualitet

Masa të reja për të udhëtuar drejt Zvicrës! MEPJ: Duhet të testohen të vaksinuarit

4 Dhjetor 2021, 06:40 Nga DOSJA
Masa të reja për të udhëtuar drejt Zvicrës! MEPJ: Duhet

TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Zvicra ka vendosur masa të reja, sa i përket hyrjes në vend. Duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.

Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër. Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Tre raste me variantin e ri tashmë janë konfirmuar në Zvicër, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik. Shteti me 8.7 milionë banorë po lufton ndaj një rritje në numër të infeksioneve me më shumë se 96 mijë raste të konfirmuara në 14 ditë të fundit dhe një numër rekord të vdekjeve prej 11, 340 personash më 29 nëtor.

Më herët Zvicra kishte ndaluar udhëtimin nga Afrika Jugore dhe urdhëroi ardhjet nga 23 vende, përfshirë Japoninë, Britaninë dhe Kanadanë, të karantinohen për 10 ditë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet masa te reja udhetimet drejt zvicres zvicra masa te reja udhetimet drejt zvicres zvicra

Sondazh

Poll