Aktualitet

Moti i keq në Kukës/Mbrojtja Civile: Situatë normale, ka shi, dëbore, era të forta

4 Dhjetor 2021, 08:46 Nga DOSJA
Moti i keq në Kukës/Mbrojtja Civile: Situatë normale, ka shi,

KUKËS– Mbrojtja Civile e quan normale situatën në të cilën ndodhet i gjithë qarku i Kukësit. Prezencë shiu, dëbore, erëra të forta kanë shoqëruar të gjithë territorin e Kukësit. Bëhet e ditur se kontraktorët janë në punë gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Deri më tani nuk ka asnjë problematikë urgjente, furnizimi me ujë dhe me energji elektrike mësohet se është normal në të gjithë qarkun e Kukësit.

Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes.

Gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjezit është shoqëruar me erë të fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin e Qarkut Kukës, ku në lartësinë mbi 500 m me reshje bore.Lartësia borës në Shishtavec 15 cm, në Valbonë 15 cm . Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se>Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht. Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.

>Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

>Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

> Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kukes moti i keq ne shqiperi kukes moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2021, 06:11

Pse pasaportat e vaksinave po shkaktojnë kaos?

Problemi qëndron te njerëzit, jo teknologjia, shkruan The EconomistPara Luftës së Parë Botërore, shumë vende nuk kërkonin pasaporta. Por pasi nisën konfliktet, ...