Aktualitet

‘Alo, policia? Qytetari ka armë’/Arrestohet 28-vjeçari në Durrës, kapet me municione

4 Dhjetor 2021, 08:51 Nga DOSJA
‘Alo, policia? Qytetari ka armë’/Arrestohet 28-vjeçari

DURRËS– Silvestër Grillo është arrestuar nga policia në Durrës pasi lëvizte me armë me vete dhe me municione. Ishin qytetarët ata të cilët lajmëruan në polici se i riu qarkullonte me armë me vete. Pas informacionit, policia nisi kontrollet dhe bëri të mundur kapjen e të riut, i cili kishte në banesë armë zjarri tip pistoletë dhe sasi municioni luftarak. 28-vjeçari do të akuzohet për vepën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, amëve shpërthyese dhe municionit‘’.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë. Falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar, për armëmbajtje pa leje. Sekuestrohetn një armë zjarri psitoletë dhe një sasi municioni luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim , atyre që transportojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike apo qarkullojnë e mbajnë armë zjarri pa leje, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët për një shtetas që mbante armë zjarri, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit S.G në lagjen nr 2.

Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një sasi muncioni luftarak .Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S.G, 28 vjeç, banues në lagjen nr.2, Durrës dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, amëve shpërthyese dhe municionit‘’.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres durres silvester grillo arrestim ne durres durres silvester grillo

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2021, 06:11

Pse pasaportat e vaksinave po shkaktojnë kaos?

Problemi qëndron te njerëzit, jo teknologjia, shkruan The EconomistPara Luftës së Parë Botërore, shumë vende nuk kërkonin pasaporta. Por pasi nisën konfliktet, ...