Aktualitet

Mori 4 mijë euro për të ngritur në gradë inspektorin! Gjykata lë në burg pedagogun

4 Dhjetor 2021, 09:46 Nga DOSJA
Mori 4 mijë euro për të ngritur në gradë inspektorin!

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka komunikuar masat e sigurisë ‘Arrest ne burg’ për pedagogun e akademisë se policisë Qetsor Gurra dhe policin Dritan Lelaj.

Qetsor Gurra, pedagog në Akademinë e Sigurisë në Policinë e Shtetit u vu në pranga më 2 dhjetor pasi akuzohet për korrupsion. Dosja.al raportoi e para se Gurra u arrestua në ambientet e Akademisë së Sigurisë bashkë me inspektorin Dritan Lelajn, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë e Autostradave në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, kandidat në procesin e konkurrimit për gradën ‘Nënkomisar’.

Të dy zyrtarët ishin nën hetim prej muajsh, kohë gjatë të cilës është dokumentuar se Gurra do të merrte 4 mijë euro në këmbim të dhënies së gradës së nënkomisarit për Lelajn. Pedagogu dhe inspektori Lelaj kanë në procesin e konkurrimit kanë depozituar dhe përdorur dokumente të falsifikuara me qëllim përfitimin e padrejtë të pikëve në kualifikimin përfundimtar të konkurrentëve.

Në funksion të hetimeve të kryera dhe të ekzekutimit të vendimeve penale të GJPKKO, u kryen kontrolle banesash, zyrash nga të cilat u sekuestruan prova materiale që dokumentojnë veprimtarinë e kundraligjshme te subjekteve.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet pedagogu qetsor gurra qetsor gurra arrestohet pedagogu qetsor gurra qetsor gurra

Sondazh

Poll