Aktualitet

Aksident në Berat/ Një i dehur në timon përplas 3 makina të parkuara, 2 të plagosur

3 Dhjetor 2021, 20:09 Nga DOSJA
Aksident në Berat/ Një i dehur në timon përplas 3 makina

BERAT– Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Paraprakisht raportohet se një mjet që drejtohej nga një person i dehur ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi përgjatë një prej rrugëve kryesore të qytetit.

Mjeti ka goditur fillimisht një makinë përballë shkollës 9-vjeçare “22 Tetori” të këtij qyteti dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit. Por sërish e gjitha është përsëritur duke përplasur edhe 3 mjete të tjera të parkuara. Ndërkohë që si pasojë e përplasjes së ndodhur, janë plagosur rëndë dy persona, të cilët ishin pasagjerë me të në makinë. Të dy janë sjellë se të plagosurit janë transportuar drejt spitalit Rajonal Berat, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Ndërkohë që mësohet se drejtuesi i dehur i mjetit është shoqëruar për në Komisariat. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Sot rreth orës 20:20, tek shkolla “22 Tetori”, shtetasi A.T., 32 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër dhe është larguar nga vendi ngjarjes dhe në vendin e quajtur përballë “AZA Electronik”, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin F.K dhe me dy mjete të cilat ishin të parkuara. Për pasojë është dëmtuar shtetasi F.K dhe pasagjerja në mjet, të cilët po marin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A.T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat berat aksident ne berat berat

Sondazh

Poll