Aktualitet

U nda sot nga jeta, Meta për Edi Luarasin: Shembull i kurajës qytetare, frymëzuese

3 Dhjetor 2021, 19:45 Nga DOSJA
U nda sot nga jeta, Meta për Edi Luarasin: Shembull i kurajës

TIRANË – Presidenti Ilir Meta shprehu pikëllimin për ndarjen nga jeta të ish-aktores Edi Luarasi ditën e sotme. Kreu i Shtetit e konsideroi 81-vjeçaren si “figurë frymëzuese për artistët e rinj dhe shembull i kurajës qytetare e dinjitetit njerëzor duke sfiduar padrejtësitë e diktaturës komuniste.

Meta shton se ndihet i privilegjuar që i dha të ndjerës pak kohë më parë dekoratën “Nderi i Kombit”.

MESAZHI I ILIR METËS PËR NDARJEN NGA JETA TË EDI LUARASIT:

Me shumë keqardhje mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktores së mirënjohur dhe të talentuar, Edi Luarasi, një prej ikonave të filmit dhe skenës shqiptare, të cilën vetëm pak muaj më parë pata privilegjin ta vlerësoj me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe komunitetit të artistëve, lutem të prehet në paqen e merituar!

 

SHIKO DHE KËTË:

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi

Luarasi luajti pak role gjatë karrierës së saj pas dënimit të bashkëshortit të saj Mihal Luarasi me 8 vite burg gjatë regjimit komunist. Ajo mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Nderi i Kombit”.

Edi Luarasi ndërroi jetë sot pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Mesazh ngushëllues për familjen e ish-artistes shqiptare shprehu dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta nderi i kombit vdes edi luarasi ilir meta nderi i kombit vdes edi luarasi

Sondazh

Poll