Aktualitet

Vdekja e Edi Luarasit, Basha: As diktatura nuk ia errësoi dot shkëlqimin

3 Dhjetor 2021, 19:40 Nga DOSJA
Vdekja e Edi Luarasit, Basha: As diktatura nuk ia errësoi dot

TIRANË – Lideri i opozitës Lulzim Basha shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të artistes Edi Luarasi në moshën 81-vjeçare. Kryetari i Partisë Demokratike shkruan në “Twitter” se Luarasi “ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj edhe në vitet e errëta të diktaturës. Ai theksoi se talenti, qytetaria dhe eleganca e saj do të mbahen mend gjatë nga shqiptarët.

MESAZHI I LULZIM BASHËS PËR VDEKJEN E EDI LUARASIT:
Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe Edi Luarasi. Edhe në vitet e errëta të regjimit Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj. As diktatura nuk ia errësoi dot shkëlqimin edhe pse u detyrua të largohej nga skena.

Kjo ishte beteja e parë që humbi Edi Luarasi, por talenti dhe rolet e saj, qytetaria dhe eleganca që ajo i la vendit si artiste do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve. Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e saj. U prehtë në paqe!

 

2/2 Kjo ishte beteja e parë që humbi Edi Luarasi, por talenti dhe rolet e saj, qytetaria dhe eleganca që ajo i la vendit si artiste do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve.
Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e saj. U prehtë në paqe!

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 3, 2021

1/2 Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe Edi Luarasi.
Edhe në vitet e errëta të regjimit Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj. As diktatura nuk i’a errësoi dot shkëlqimin edhe pse u detyrua të largohej nga skena. pic.tëitter.com/SVlOV0Uhcg

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 3, 2021

Edi Luarasi ndërroi sot jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Rolet e saj të njohura në artin shqiptar janë: (teatër) Lena tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj; (kinematografi) “Vitet e para”, “Gjurmët”, dhe “Ngadhnjim mbi vdekjen”.

U përjashtua nga Teatri Kombëtar pas arrestimit të bashkëshortit të saj, regjisorit Mihal Luarasi në vitin 1974 dhe u detyrua të punonte si rrobaqepëse. Me ardhjen e demokracisë, ajo interpretoi te “Vizita e Damës plakë”, “Hekurat”, “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj.

Ajo mban titullin “Artiste e Merituar” si dhe titullin “Nderi i Kombit”.

SHIKO DHE KËTË:

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mihal luarasi teatri kombetar vdes edi luarasi mihal luarasi teatri kombetar vdes edi luarasi

Sondazh

Poll