Aktualitet

Berisha krah diktatorit/ Isuf Kalo tregon variantin e tij:Kishte ditëlindjen Liljana

3 Dhjetor 2021, 16:32 Nga DOSJA
Berisha krah diktatorit/ Isuf Kalo tregon variantin e tij:Kishte

TIRANË– Mjeku i ish-diktatorit Enver Hoxha, Isuf Kalo ka zbuluar prapaskenat e takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas publikimit të fotove të Berishës në krah të diktatorit, Kalo tregon se arsyeja e prezencës së Berishës në takimin e zhvilluar, ka qenë njohja e tij personale me të renë e Enverit, Liljana Hoxhën. Kjo e fundit ajo kohe ishte kryeredaktore e revistës “Shkenca dhe jeta”, në të cilën Berisha ishte njëri prej anëtarëve aktivë të kolegjiumit. Po ashtu, në postimin e bërë, Kalo tregon se me cilësinë e anëtarit, Berisha ishte i ftuar nga familja Hoxha në një drekë familjare në Pogradec.

“Ne foton tjeter ku duken Enveri dhe Nexhmije Hoxha ne ecje e siper dhe njekohesisht Dr Berisha ne sfond, ky ka qene aty po ashtu i ftuar personalisht bashke me te ftuarit e tjere nga Liljana dhe i shoqi ne ambientin familjar te shtepise se tyre ne Bllok thjesht per urim, per ti uruar ditelindjen e saj. Koincidoi qe Enveri me te shoqen erdhen gjithashtu ne ate moment per te uruar te rene. Ata vetvetiu pershendeten sic eshte zakoni edhe te pranishmit e tjere aty ndonese nuk ishin te njohur prej tyre personalisht me pare, por pa u interesuar e pa biseduar vecanerisht me asnjerin prej tyre,”-tregon Kalo në postimin e tij.

Reagimi i Isuf Kalos:

Ndjej detyre qytetare dhe etike profesionale si ish mjek personal aso kohe i Enver Hoxhes dhe familjes se tij, prezent se bashku me kolegun tim Dr Sali Berisha ne fotot e botuara sot ne shtyp te qartesoj opinion publik lidhur me te vertetat dhe rrethanat ne te cilat ato jane realizuar. Arsyja e prezences se Dr Sali Berishes ne to, ka qene kryesisht njohja e tij personale me te rene e Enverit, Liljana Hoxhen e cila ishte aso kohe kryeredaktore e revistes se aterheshme “Shkenca dhe Jeta”, ne te cilen Dr Berisha ishte njeri prej antareve aktiv te kolegjiumit. Ajo dhe i shoqi Sokoli e paten ftuar miqesisht ate si edhe mua qe isha pervecse mjek i tyre, dhe kolege e mik i Saliut. Edhe ne nje dreke familjare ne Valarek te Pogradecit, si dhe ne nje shetitje familjare te perbashket me varke qe jane ilustruaar me fotot respective. Kjo me qe Dr Berisha njekohesisht ndodhej aso kohe gjithashtu me pushime ne ate qytet. Ne foton tjeter ku duken Enveri dhe Nexhmije Hoxha ne ecje e siper dhe njekohesisht Dr Berisha ne sfond, ky ka qene aty po ashtu i ftuar personalisht bashke me te ftuarit e tjere nga Liljana dhe i shoqi ne ambientin familjar te shtepise se tyre ne Bllok thjesht per urim, per ti uruar ditelindjen e saj. Koincidoi qe Enveri me te shoqen erdhen gjithashtu ne ate moment per te uruar te rene. Ata vetvetiu pershendeten sic eshte zakoni edhe te pranishmit e tjere aty ndonese nuk ishin te njohur prej tyre personalisht me pare, por pa u interesuar e pa biseduar vecanerisht me asnjerin prej tyre. E verteta eshte qe Dr Sali Berisha ka konsultuar episodiksht si kardiolog disa te semure te Bllokut por asnjehere personalisht Enver Hoxhen dhe as familjaret e tij. Ne dijenine time lidhjet e asaj kohe te Dr Berishes me banore te vecante te Bllokut kane qene te natyres profesionale pa kuontitacione te posacme politike. Lutem per korrektese ndaj publikut botojeni edhe kete deshmi. Me nderime. Miqesisht! Prof Dr Isuf Kalo

Dje një foto e publikuar nga “Tema” bëri xhiron e rrjetit, ku dukej Berisha në disa foto krah Enver Hoxhës, ndërsa vetë më parë e ka mohuar që ta ketë njohur apo takuar personalisht. Ndërkohë që reagimet kanë qenë të shumta në rrjet, vetë Berisha ende nuk e ka komentuar foton.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet enver hoxha isuf kalo sai berisha enver hoxha isuf kalo sai berisha

Sondazh

Poll