Aktualitet

8 ditë nga Kuvendi i Berishës/ Zv.ambasadori amerikan shkon për vizitë në selinë blu

3 Dhjetor 2021, 14:36 Nga DOSJA
8 ditë nga Kuvendi i Berishës/ Zv.ambasadori amerikan shkon për

TIRANË– Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Demian Smith ka shkuar për të zhvilluar një vizitë zyrtare në selinë blu. Takimi i tij me kryedemokratin Lulzim Basha ka nisur që prej orës 13:00, ndërkohë që ende vazhdon brenda selisë.

Ndërkohë që nuk dihet se cili është qëllimi i vizitës së diplomatit amerikan, i cili shkon vetëm 8 ditë para datës së 11 dhjetorit, kur lideri historik i kësaj force politike ka lajmëruar një Kuvend Kombëtar.  

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike demian smith lulzim basha demian smith lulzim basha

Sondazh

Poll