Aktualitet

Lirimi me kusht i Lul Berishës, shtyhet për në 7 dhjetor seanca në Gjykatën e Lartë

3 Dhjetor 2021, 15:37 Nga DOSJA
Lirimi me kusht i Lul Berishës, shtyhet për në 7 dhjetor seanca

TIRANË– Shtyhet për në datën 7 dhjetor seanca që pritej të zhvillohej sot ndaj Lulzim Berishës në Gjykatë e Lartë. Shkak për shtyrjen është bërë vijushmëria e dëgjimit të pretendimeve të avokatëve mbrojtës, të cilët kanë dhënë pretendimet e tyre për të lënë në liri me kusht klientin e tyre, Berishën.

Sipas gazetarit Elton Qyno, përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, kërkoi në fjalën e tij që çështja gjyqësore të kalojë për rivlerësim sërish në Gjykatën e Apelit Durrës.

Berisha u lirua nga burgu në dhjetor 2016 nga Gjykata e Apelit Durrës, gati 5 vite para se të përfundonte dënimin me 25 vite heqje lirie, për krimet për të cilat u shpall fajtor gjatë aktivitetit që kishte me grupin e bandës së Durrësit. Ndërkohë që Prokuroria kërkon të kundërtën.

Çështja ka kaluar për gjykim tek Gjykata e Lartë, ndërkohë që Lulzim Berisha është në arrati dhe prej dhjetorit ndaj tij është lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar. Përveç shkeljes së lirimit me kusht, ndaj tij rëndon edhe akuza për përfshirjen në ekzekutimin e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit, të gjitha të ndodhura në vitin 2005.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë lulzim berisha gjykata e lartë lulzim berisha

Sondazh

Poll