Aktualitet

Akuzohet për abuzim seksual me mbesën e tij, arrest me burg për 50-vjeçarin

3 Dhjetor 2021, 15:12 Nga DOSJA
Akuzohet për abuzim seksual me mbesën e tij, arrest me burg për

DURRËS – Gjykata e Durrësit lë në burg 50-vjeçarin Festim H., i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27-vjeçare, vajzën e vëllait.

Ai u denoncua nga familjarët e vajzës dhe u arrestua 3 ditë më parë. Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se 50-vjeçari mund të ketë përdhunuar mbesën e tij. Festim H. u arrestua sapo ishe kthyer nga Shqipëria.

Në seancën e sotme, i pandehuri i mohoi akuzat. Avokati i tij kërkoi nga gjykata një masë më të butë ndalimi pasi klienti i tij ka kaluar trombozë dhe është operuar në Angli.

Nëse vërtetohet se Festim H. ka kryer marrëdhënie kundër dëshirës së mbesës së tij, rrezikon të dënohet me 7 vite burg.

I akuzuari rezulton se ka patur probleme më parë me ligjin. Gjithashtu, Festim H. është i divorcuar dhe ka fëmijë nga martesa e fundit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet marredhenie me mbesen marredhenie me mbesen

Sondazh

Poll