Politike

Basha: Më 18 dhjetor në Kuvendin e PD do të zgjedhim të ardhmen

3 Dhjetor 2021, 16:36 Nga DOSJA
Basha: Më 18 dhjetor në Kuvendin e PD do të zgjedhim të

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se Kuvendi i Partisë Demokratike që do të mbahet më 18 Dhjetor do të shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion. Me anë të një postimi në Twitter, Basha shkruan se më 18 dhjetor do të zgjedhin të ardhmen dhe të ripërtërijnë besimin te politika në mënyrë që të ndryshohet vendit.

“Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion. Më #18Dhjetor, ne do të zgjedhim të ardhmen, duke mishëruar shpresat më të mira të njerëzve, për të ripërtërirë besimin te politika, si mjet për ndryshimin e Shqipërisë,” shkruan Basha.

Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion. Më #18Dhjetor, ne do të zgjedhim të ardhmen, duke mishëruar shpresat më të mira të njerëzve, për të ripërtërirë besimin te politika, si mjet për ndryshimin e Shqipërisë ?? pic.tëitter.com/O3PgtjJqks

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 3, 2021

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha

Sondazh

Poll