Politike

Veliaj: “Ka ardhur koha të nisë edhe pastrimi akustik”

3 Dhjetor 2021, 16:13 Nga DOSJA
Veliaj: “Ka ardhur koha të nisë edhe pastrimi akustik”

Tiranë-Bizneset si si lavazhe, zdrukthtari   serviset e makinash do të zhvendosen larg zonave të banuara. Kryebashkiaku I tiranës. Në dëgjesën  për planin lokal mbi zhurmat, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi ditën e sotme që në blloqet e banimit në kryeqytet nuk do të jepen më leje për aktivitete që gjenerojnë zhurmë. Kreu i bashkisë harroi të përmend shkaktarin kryesor të zhurmave: baret dhe lokalet e natës që ndryshe nga  lavazhet, zdruktharit, serviset etj që janë kudo dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në orët e para të mengjesit.

“Para 6 vitesh nuk e mendonim se do vinte dita kur në Tiranë do të flisnim edhe për tema të ndotjes akustike. Por, kur dëgjon se po diskutojmë sot të njëjtën temë që diskutohet edhe në vendet perëndimore, ky është lajm i mirë. Lajmi i keq është se me ndotjen akustike ne kemi një raport tolerance ekstreme. Kjo duhet të ndryshojë dhe jam i sigurt se përveç sensibilizimit, do duhet të shikojmë edhe disa rregullime të tjera”.

Veliaj  tha se pas “aksionit’ për pastrimin fizik duhet të nisë edhe pastrami akustik, në mënyrë që vlera e pronës të vazhdoj të rritet. Si dhe Bashkia e Tiranës do të jetë bashkia e parë që do të disiplinojë dhënien e lejeve të tipit C për subjekte të tilla që të bëhet një etanol edhe për bashkitë e tjera.

“Do jemi bashkia e parë që do plotësojë vakuumin që kemi me lejet e tipit C – pra, do të emetojmë një leje bashkiake për ushtrim aktiviteti, për ku dhe në çfarë zone, gjë që me shumë gjasë do bëhet etalon edhe për bashkitë e tjera. Nuk do të lejojmë dhe nuk do të japim më leje për lavazhe poshtë pallatit; nuk do të lejojmë më servise e gomisteri poshtë pallatit; nuk mund të ketë disko poshtë pallatit. Duhet të kuptojmë se po drejtojmë një qytet ku, siç është rritur vlera e pronës nga pastrimi fizik, ashtu do vazhdojë t’i rritet vlera pronës edhe nga pastrimi akustik,” deklaroj Veliaj.

Për funksionimin e këtij plani kreu i bashkisë tha se do t’i jepen kompetenca të plota të gjithë punonjësve nën uniformën e Policisë së Shtetit apo bashkiake.

(A.T/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion veliaj ndotja akustike erion veliaj ndotja akustike

Sondazh

Poll