Politike

Braçe nxjerr SHKRESËN: Mulleti ka urdhëruar ekzekutime! Mbesa: Shpëtoi hebrenjtë

3 Dhjetor 2021, 10:22 Nga DOSJA
Braçe nxjerr SHKRESËN: Mulleti ka urdhëruar ekzekutime! Mbesa:

TIRANË – Vazhdon debate për teatrin “Prefekti” të shfaqur në Teatrin Kombëtar, në të ditët e  leximit të veprave letrare. Pas shumë akuzave që qarkullojnë në rrjet dhe ankesave të familjarëve të prefektit Qazim Mulleti, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka nxjerrë një shkresë të firmosur nga Mulleti, i cili ka bashkëpunuar me fashistët e nazistët për ekzekutimet e antifashistëve.

Postimi i Erion Braçes:

“FASHIZMI NUK ESHTE OPINION, AS TEATER, AS KOMEDI! #FASHIZMI ESHTE KRIM! URDHERONI: KUR PUSHKATOHESHIN ANTIFASHISTE NE TIRANE DHE #PREFEKTI KISHTE “NDERIN” TE RAPORTONTE KESHTU! Puthini doren tani!”, shkruan Braçe.

Menjëherë pas postimit të Braçes ka reaguar mbesa e Mulletit, Mira Dine, e cila shkruan se prefekti ishte një fisnik i vërteyë dhe kishte shpëtuar me dhjetra hebrenj në kohën e luftës, duke sqaruar edhe njëherë se për të armiku ishte bolshevizmi.

“Hiqini syzet e paragjykimit, shoku Braçe, dhe shikoni të vërtetën, sesa hebrenj ka shpëtuar fisniku Qazim Mulleti duke i dërguar në malësitë e Tiranës te miqtë e vet besnikë… Natyrisht, paraardhësit e sojit tuaj analfabetë nuk mund të viheshin në kryetar bashkie në atë kohë kur ai i sqaronte tironsit, që Gjermania e humbi luftën, tashti armiku kryesor nuk është nazizmi, se ato nuk rrinë këtu përjetë, po armiku kryesor është bolshevizmi… Të mos na pushtojë komunizmi…,”-shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë i Mira Dine:

Me këtë postim që keni bërë shoku Braçe, tregoni se nuk keni bërë shkollë tjetër veç asaj të PPSH. A e dini ju se për postin shtetëror nuk mund të paragjykohet si bashkëpunëtor, se bashkëpunimi është brendia e detyrës së politikanit dhe ju bashkëpunoni me demokratët, por mbeteni socialist. A e keni parë Schindlers List dhe ai bashkëpunonte për të shpëtuar jetë njerëzish, dhe para një muaji u nderua dhe një oficer gjerman nazist në Gjermani, se ka shpëtuar jetë njerëzish. U deshën 77 vjet që oficeri nazist të nderohej, s’e paragjykoj si po bëni dhe ju në rastin e fisnikut Qazim Mulleti… Hiqini syzet e paragjykimit, shoku Braçe, dhe shikoni të vërtetën, sesa hebrenj ka shpëtuar fisniku Qazim Mulleti duke i dërguar në malësitë e Tiranës te miqtë e vet besnikë… Natyrisht, paraardhësit e sojit tuaj analfabetë nuk mund të viheshin në kryetar bashkie në atë kohë kur ai i sqaronte tironsit, që Gjermania e humbi luftën, tashti armiku kryesor nuk është nazizmi, se ato nuk rrinë këtu përjetë, po armiku kryesor është bolshevizmi… Të mos na pushtojë komunizmi… Ai ka bërë punë sqaruese me të rinjtë tironas duke i sqaruar se çfarë do t’i gjente kur të vinte komunizmi…por asnjë nuk e besoi …as e shoqja, që nuk shkojë e hoqi skëterrë në vendin që ndërtuan paraardhësit e socialistëve… Ai qe profet dhe ka treguar me imtësi se çfarë do t’i gjente njerëzit në komunizëm. Ai njihte bolshevizmin, si askush tjetër…Dhe historia i dha të drejtë… Që me 22 nëntor 1942, me humbjen e armesë së gjashtë në Rusi me gjeneralmarshall Paul, ishte e qartë për gjithë ata që ishin politikanë, strategjikë betejash luftëtarë (Qazimi ka luftuar kundër serbëve) se Gjermania e humbi luftën… po ju, o shoku Braçe, nuk merrni vesh nga politika e strategjia po vazhdoni bëni propagandë… Mos u bëj merak, se fisnikun Qazim Reshat Mulleti do ta nderojë e ardhmja, se ai qe një humanist strategjik, një intelektual antibolshevik… Shko laj gojën, more shërbëtor Braçe, kur të përmendësh emrin e fisnikut QAZIM RESHIT MULLETI, se nuk ke ti të drejtë të përgojosh atë…

Leximi i veprës letrare më 28 nëntor u përball me një lumë kritikash, pasi pretendohej se në fakt po rivlerësoheshin tezat e qasjet që kishte Teatri gjatë regjimit komunist, luftën e klasave dhe stigmatizimin e banorëve të Tiranës që jo vetëm u dënuan dhe iu morën pronat për t’ia dhënë elitës së re komuniste. Por aktori Arben Derhemi, i cili luajti rolin e Prefektit duket se nuk ndan të njëjtin mendim, duke përmendur edhe faktin që e gjithë vepra është ndryshuar në kontekst, duke u përshtatur me kohën. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike deputeti socialist erion brace mira dine qazim mulleti vepra prefekti deputeti socialist erion brace mira dine qazim mulleti vepra prefekti

Sondazh

Poll