Politike

Vendim i qeverisë, Bala lirohet nga detyra e prefektit të Fierit

3 Dhjetor 2021, 15:27 Nga DOSJA
Vendim i qeverisë, Bala lirohet nga detyra e prefektit të Fierit

FIER – Lirohet nga detyra e prefektit të Fierit Baki Bala. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e sotme të qeverisë. Me propozim të Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Këshilli i Ministrave pranoi që Baki Bala të lirojë vendin e prefektit të Fierit.

Qeveria emëroi Lefter Shehajn në krye të Prefekturës së Fierit.

V E N D I M
PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Baki Bala, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Lefter Shehaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ 

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike baki bala bledi çuçi vkm baki bala bledi çuçi vkm

Sondazh

Poll