Politike

Shorti për anëtarët e KED, Presidenti Meta: Suksese, gjithçka ishte transparente

3 Dhjetor 2021, 13:44 Nga DOSJA
Shorti për anëtarët e KED, Presidenti Meta: Suksese,

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka qënë i pranishëm ditën e sotme në procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) cili do të jetë në detyrë gjatë vitit 2022.

Ai ka treguar se procesi është bërë në transparence të plotë dhe përfaqësuesit nga gjithë institucionet kanë qënë të pranishëm. Meta u ka uruar suksese në përmbyshjen e detyrës siç edhe Kushtetuta e kërkon.

Me transparencë të plotë, në prani të përfaqësuesve të të gjitha institucioneve të përfshira në proces dhe me pjesëmarrjen e mediave të interesuara, që transmetuan live gjithçka, zhvilluam sot në Institucionin e Presidentit të Republikës procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2022. Ju uroj anëtarëve të sapozgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shumë suksese dhe përmbushjen e detyrës, me përgjegjësi dhe integritet të lartë, ashtu siç ligji dhe Kushtetuta sanksionon”, tha Meta.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta ked keshilli i emerimeve ne drejtesi meta hedh shortin për anëtarët e ked ilir meta ked keshilli i emerimeve ne drejtesi meta hedh shortin për anëtarët e ked

Sondazh

Poll