Politike

Meta vizitë zyrtare në Katar: Do të marr pjesë në Konferencën e OKB-së

3 Dhjetor 2021, 16:30 Nga DOSJA
Meta vizitë zyrtare në Katar: Do të marr pjesë në

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Katarit Ali Bin Hamad Al-Marri. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se ambasadori i dorëzoi ftesën nga Emiri i Katarit Tamim Bin Hamad Al Thani për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Katar, të cilin Meta e pranoi. Meta shtoi se vizitën do ta zhvillojë në kohën kur do të mbahet Konferenca e Pestë e Kombeve të Bashkuara.

Postimi i Plotë: 

Kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot Ambasadorin e Katarit, Sh.T.Z Ali Bin Hamad Al-Marri, i cili më dorëzoi personalisht ftesën e Emirit të Katarit, Lartësisë së Tij, Tamim Bin Hamad Al Thani, për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Katar, si dhe për të marrë pjesë në Konferencën e Pestë të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm në Doha. I kërkova Ambasadorit t’i përcjellë Emirit të Katarit përshëndetjet e ngrohta dhe falenderimin e përzemërt Emirit për ftesën, të cilën e pranova me shumë kënaqësi. Me këtë rast i shpreha falenderimin dhe mirënjohjen e sinqertë edhe për ndihmat bujare të shtetit të Katarit për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ndër vite, si dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve dypalëshe.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ali bin hamad al-marri ilir meta tamim bin hamad al thani. ali bin hamad al-marri ilir meta tamim bin hamad al thani.

Sondazh

Poll