Politike

Padi për 67 numërues të 25 prillit, KQZ gjobit edhe 32 sekretarë të KZAZ-ve

3 Dhjetor 2021, 15:41 Nga DOSJA
Padi për 67 numërues të 25 prillit, KQZ gjobit edhe 32

TIRANË – Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Ilirjan Celibashi ka thënë ditën e sotme se ka ngritur 64 padi kundër numërsuesve që kanë kryer shkelje në zgjedhjet e 25 prillit dhe ka kërkuar gjobitjen e 32 sekretarëve të Komisioneve zgjedhore.

Ai ka thënë ditën e sotme se numri i personave që kanë ndryshuar votat e kandidatëve të 25 prillit është 67 nga 18 grupe numërimi. Celibashi gjithashtu i kërkoi KAS gjobitjen e 32 sekretare të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor pas shkeljeve të konstatura ditën e zgjedhjeve.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur të kallëzojë penalisht të gjithë anëtarët e grupeve numërimit te vota duke mos bërë dallimin midis numëruesve të PD apo PS. Në prokurori u referuan edhe 20 raste të votimit të dyfishtë.

“Në total janë 67 numërues të 18 grupeve të numërimit të votave. Është konstatuar se kanë tjetërsuar votat e kandidatëve preferencial.  Janë të gjithë përgjegjës ligjërisht, organi i akuzës të përcaktojë se kush ka kryer shkelje. Janë kallzuar 20 raste, nuk është rastësi që rezultojnë në dy qendra votimi”, tha ai.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilirjan celibashi kqz zgjedhjet e 25 prillit 2021 ilirjan celibashi kqz zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll