Politike

11 Dhjetori/ Dega e PD në Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë publikojnë emrat e delegatëve

3 Dhjetor 2021, 11:45 Nga DOSJA
11 Dhjetori/ Dega e PD në Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë

TIRANË– Ditën e sotme dega e Partisë Demokratike në Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë kanë bërë publike emrat e delegatëve që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin në datë 11 dhjetor. Emrat u lexuan nga sekretarët përkatës përpara selisë blu të Partisë Demokratike.

Dega e PD-së në Vorë ka bërë publike emrat të cilat u lexuan nga sekretari organizativ i degës së PD-së në Vorë, Lulzim Vrana. Mësohet se janë 83 për qind e delegatëve të degës së Vorës që kanë firmosur për Kuvendin e demokratëve në 11 dhjetor.

Kjo degë ka gjithsej 65 delegatë. Kanë firmosur me vullnet të lirë për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 54 delegatë. Nga këto 54 firmëtarë, 3 anëtarë nuk duan që të ju publikohet emri.

Po ashtu, dega e PD-së në Kavajë ka bërë publike emrat e delegatëve që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin në datën 11 dhjetor. Mësohet se janë 72 për qind e delegatëve të degës së Kavajës ata të cilët kanë firmosur për Kuvendin e demokratëve në 11 dhjetor.

Emrat janë lexuar nga sekretari organizativ i degës së PD-së në Vorë.Dega e PD-së së Kavajës ka në total 117 delegatë, prej të cilëve në Shqipëri janë 108 delegatë. Mësohet se 78 delegatë kanë firmosur për Kuvendin e demokratëve në 11 dhjetor, ose thënë ndryshe rreth 72 për qind e delegatëve i janë bashkuar këtij kuvendi.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike delegatet e pd emrat e delegateve partia demokratike delegatet e pd emrat e delegateve partia demokratike

Sondazh

Poll