Politike

Përgjimet e BILD/ Pjerin Ndreu paralajmëron Bashën: Do qelbet toka

20 Qershor 2019, 08:30 Nga DOSJA
Përgjimet e BILD/ Pjerin Ndreu paralajmëron Bashën: Do qelbet

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të reja nga gazeta gjermane “Bild” për blerjen e votave nga socialistët.

Në një postim në Facebook, Ndreu ka sulmuar kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, teksa është shprehur se ai është i krimbur në para ruse. Ndreu ka paralajmëruar se do të dalin përgjime edhe për Bashën, dhe sipas tij, kur kjo të ndodhë, do të qelbet toka.

Postimi i plotë i Pjerin Ndreut: 

Kryetari opozites i krimbur ne para ruse, pa llogarite zullumet ne vend, disa punonjes shteti qe djegin KZAZ, nje kryetar bashkie qe ju leshon zorren e ujit policeve….keta te gjithe qenkan normale ne sy te disa analisteve, ndersa ti kerkosh voten kryetarit tend te partise qenka anormale ! Me falni po ketu jane mbyte ne llumin e parave ruse shume vete e media e sdine cfare thone ! Kur t’ju dalin pergjimet dhe menyra e financimit rus te disave do te qelbet toka!

Gazeta gjermane “Bild” publikoi dje 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bombat e tiede lulzim basha pjerin ndreu bombat e tiede lulzim basha pjerin ndreu

Sondazh

Poll