Politike

‘Ia kemi q*** nënën, Gjiknuri nxjerr foton: Me çunat problematik pranë furgonit

20 Qershor 2019, 08:19 Nga DOSJA
‘Ia kemi q*** nënën, Gjiknuri nxjerr foton: Me çunat

VLORË– Ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka komentuar sërish publikimin e 10 audio-përgjimeve nga gazeta gjermane BILD, ku komunikonte me shefin e policisë së Dibrës, Robert Aga, në lidhje me rezultatin e PS në zgjedhjet lokale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjiknuri, deputet i Vlorës, dhe i dërguari i PS atje, ka publikuar një foto ku shihet krah të rinjve të FRESSH në Vlorë.

Marrë shkas nga publikimet e para të BILD, ku Gjiknuri i thoshte Arben Keshit se do dërgonte një furgon me çuna problematik, sot ka zgjedhur të bëjë ironi me këto përgjime.

“Mirëmëngjes ? Pranë furgonit me gocat dhe çunat “problematik” të Forumit Eurosocialist të Vlorës, me të cilët po udhëtojmë në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak ????”-shkruan Gjiknuri në rrjetet sociale.

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar dje 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(F./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bombat e tiede damian gjiknuri bombat e tiede damian gjiknuri

Sondazh

Poll