Aktualitet

TRAUMATIKE! 19-vjeçarja në Burrel dhunohet nga burri dhe vjehrri i saj

3 Dhjetor 2021, 12:02 Nga DOSJA
TRAUMATIKE! 19-vjeçarja në Burrel dhunohet nga burri dhe vjehrri i

MAT– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një familje në Burrel. Driland Ziba dhe Bestar Ziba, babë e bir, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar 19-vjeçaren, nusen e shtëpisë. E reja ka marrë dëmtime të shumta në trup nga dhuna që iu ushtrua nga bashkëshorti i saj, 29-vjeçari Driland Ziba dhe vjehrri i saj Bestar Ziba.

NJOFTIMI:

Ushtruan dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, vihen në pranga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bestar ziba burrel burri dhe vjehrri dhunojne nusen dhune ne mat dhunohet 19-vjecarja ne mat driland ziba bestar ziba burrel burri dhe vjehrri dhunojne nusen dhune ne mat dhunohet 19-vjecarja ne mat driland ziba

Sondazh

Poll