Sport

‘Green pass’ fallco: Antonio Brown, ylli i Tampas pezullohet 3 ndeshje

3 Dhjetor 2021, 08:15 Nga DOSJA

SHBA – NFL ka pezulluar Antonio Brown për tre ndeshje, për përdorimin e një ‘green pass’ të rremë. Lajmi qarkullonte prej disa kohësh, por hetimi i ligës përfundoi vetëm dje, me skualifikimin që iu bë futbollistit të Tampa Bay dhe dy shokëve të tjerë të skuadrës, Mike Edwards dhe John Franklin III.

Asnjë nga të tre lojtarët nuk do ta apelojë dënimim. Brown, për më tepër, nuk aktivizohet për më shumë se një muaj, pas një dëmtimi në kyçin e këmbës, do të mund të rikthehet në fushë më 26 dhjetor kundër Carolinës.

Të tre lojtarët janë të pavaksinuar dhe kanë pranuar gabimet e tyre. “Brown solli një ‘green pass’ të rreme në kampin stërvitor verën e kaluar,”- tha NFL në një deklaratë. – Dhe tani ka vendosur të vaksinohet “.

Zbulimi i ‘green pass’ fallco kishte ardhur nga kuzhinieri i Brown, i cili kishte treguar, sesi ish-lojtari i Steelers, Raiders dhe Patriots i kishte kërkuar shefit të kuzhinës që t’ia siguronte atë për vete dhe të dashurën e tij, modelen Cydney Moreau. Meqenëse Ruiz nuk ishte në gjendje ta bënte këtë, Brown disa javë më vonë, i tregoi një të tillë, duke thënë se kishte arritur ta merrte nga një shok skuadre.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ‘pasaportë covid’ aprovohet vaksina anti-covid dy shokëve të tjerë të skuadrës green pass ka pezulluar antonio brown për tre ndeshje lajmi qarkullonte prej disa kohësh një ‘green pass’ të rremë tani ka vendosur të vaksinohet të tre lojtarët nuk do ta apelojë dënimim zbulimi i ‘green pass’ fallco ‘pasaportë covid’ aprovohet vaksina anti-covid dy shokëve të tjerë të skuadrës green pass ka pezulluar antonio brown për tre ndeshje lajmi qarkullonte prej disa kohësh një ‘green pass’ të rremë tani ka vendosur të vaksinohet të tre lojtarët nuk do ta apelojë dënimim zbulimi i ‘green pass’ fallco

Sondazh

Poll