Sport

Doll: “Nuk ishte mirë të dëgjoja, se Klopp do të më zëvendësonte te Dortmundi…”

3 Dhjetor 2021, 08:49 Nga DOSJA
Doll: “Nuk ishte mirë të dëgjoja, se Klopp do të

GJERMANI – Lacio dhe Bari, por edhe RDGJ dhe Gjermania e ribashkuar. Emri i Thomas Doll është ai që fansat italianë e mbajnë mend mirë. Mesfushori gjerman kaloi disa vite në Serie A dhe në fund të karrierës vendosi të ulet në stol dhe të nisë karrierën e trajnerit.

Së pari, te Hamburgu, pastaj një mundësi e shkëlqyer, e pashfrytëzuar plotësisht. Në vitin 2007, me makthin e rënies nga Bundesliga, Borussia Dortmund e zgjodhi atë si trajner. Doll i shpëtoi ‘verdhezinjtë’, por dështoi sezonin e pasardhës. Dhe në vitin 2008, pak para finales së Kupës së Gjermanisë kundër Bayern Munich, zërat flasin: Borussia është gati ta zëvendësojë atë… me Jurgen Klopp.

Lajmi për shkarkimin e tij, që siç ka shpjeguar vetë Doll për ‘Goal’, e ka mërzitur. “Nuk është mirë të dish diçka të tillë para një ndeshje kaq të rëndësishme. Por askush nga klubi nuk më kishte kontaktuar për këtë. Klubi dhe unë ishim ulur pas përfundimit të sezonit, duke vendosur që Borussia duhej të rifillonte nga e para. Unë isha i fokusuar vetëm tek e tashmja dhe mund të them që në finale skuadra dha gjithçka. Fatkeqësisht humbëm 2-1 në kohën shtesë, do të kishte qenë një shpërblim i bukur, pas të gjitha ndeshjeve të këqija në Bundesligë.”

Por befas erdhi lamtumira, jo pa keqardhje: “Unë shikoj vetëm anët pozitive. Nuk duhet të harrojmë, se kur mbërrita në Dortmund, në mars 2007, klubi ishte gati të binte nga kategoria. Ishim pothuajse të dënuar, atmosfera në ekip ishte drithëruese. Kishim nëntë ndeshje për të shpëtuar dhe ia dolëm.”

Te Borussia në ‘epokën’ e Doll, disa lojtarë hedhin hapat e parë dhe më pas bëhen besnikë të Klopp. “Ne kishim disa djem të rinj me potencial të jashtëzakonshëm. Ashtu si Hummels, askush në atë kohë nuk mendonte se ai do të kishte një karrierë kaq të rëndësishme. Më kujtohet ende, kur e pamë atë në një ndeshje të Bayern U-23 para se ta blinim.

Ai luajti mirë, por ishte ende i ri dhe fizikisht nuk ishte ende aq dominues. Kur mbërriti në Borussia, kishte dy veteranë të mëdhenj, si Christian Worns dhe Robert Kovac përpara tij. Kështu që nuk ishte e lehtë për të, por ai ishte i duruar dhe u bë një nga mbrojtësit më të mirë të botës”. Dhe gjithashtu për Doll, pa të cilin, ndoshta ‘epoka’ e Klopp do të kishte qenë ndryshe…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport borussia dortmund doll i shpëtoi ‘verdhezinjtë’ drejtori i borussia dortmundit emri i thomas doll ishim pothuajse të dënuar kupës së gjermanisë kundër bayern munich kur mbërriti në borussia lacio dhe bari mats hummels i borussia dortmund mesfushori gjerman në bundesligë rdgj dhe gjermania e ribashkuar si hummels borussia dortmund doll i shpëtoi ‘verdhezinjtë’ drejtori i borussia dortmundit emri i thomas doll ishim pothuajse të dënuar kupës së gjermanisë kundër bayern munich kur mbërriti në borussia lacio dhe bari mats hummels i borussia dortmund mesfushori gjerman në bundesligë rdgj dhe gjermania e ribashkuar si hummels

Sondazh

Poll