Sport

Skualifikimi i Spallettit, Napoli bën gati ‘letrat’ për apelin. Ja skenarët…

3 Dhjetor 2021, 09:15 Nga DOSJA
Skualifikimi i Spallettit, Napoli bën gati ‘letrat’ për

ITALI – E mërkurë solli një koleksion dëmesh te Napoli dhe dje, si qershia e kalbur mbi një tortë, erdhi skualifikimi për dy ndeshje i trajnerit. Eshtë plotësuar momenti i parë kompleks dhe i hidhur i Luciano Spallettit që kur është trajner i Napolit.

Dëmtimet e Fabian, Insigne dhe Koulibaly, përveç atyre të Anguissa dhe Osimhen; barazimi me Sassuolon, i cili pasohet edhe nga skualifikimi i shkaktuar pikërisht nga protestat.

Nëse ankimi, për të dyja ndeshjet, i kërkuar nga klubi nuk pranohet, ose do të jetë vetëm pjesërisht, do ta pengojë Spallettin të jetë nesër në pankinë ndaj Atalantës, një nga skuadrat më të forta në ligë.

A duhet të mjaftojë? Dikush mund të thotë: të paktën Napoli është ende në vendin e parë i vetëm, pavarësisht se Milani dhe Interi i janë afruar respektivisht nga -1 dhe -2, por vetëkuptohet se Luciano do të duhet të shpikë diçka deri në fund të pushimeve të Krishtlindjeve.

Dhe jo vetëm ai: zëvendësuesit e Kalidou dhe shokëve të tij do të duhet të japin përgjigje dhe reagimin, që trajneri si një motivues i madh ka kërkuar tashmë menjëherë pas Sassuolos. Dhe për pjesën tjetër, gjithçka që mbetet, është të kërkojmë pak fat…

B.T (Dosj.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport amir rrahmani i napolit dëmtimet e fabian erdhi skualifikimi për dy ndeshje i trajnerit fantanzisti i napolit i hidhur i luciano spallettit insigne dhe koulibaly napoli është ende në vendin e parë një koleksion dëmesh te napoli pavarësisht se milani dhe interi i janë afruar amir rrahmani i napolit dëmtimet e fabian erdhi skualifikimi për dy ndeshje i trajnerit fantanzisti i napolit i hidhur i luciano spallettit insigne dhe koulibaly napoli është ende në vendin e parë një koleksion dëmesh te napoli pavarësisht se milani dhe interi i janë afruar

Sondazh

Poll