Sport

Ronaldo kthehet në “PËRBINDËSH”! 801 gola në karrierë dhe përmbys Arsenalin

2 Dhjetor 2021, 22:32 Nga DOSJA
Ronaldo kthehet në “PËRBINDËSH”! 801 gola në

ANGLI– Teksa presin që Ralf Rangnick të ulet në stolin e Manchester United (ai do të debutojë zyrtarisht këtë të diel kundër Crystal Palace), “Djajtë e Kuq” shkëlqejnë në javën e 14-t të Premier League. Përballë Arsenal, Manchester United fiton me shifrat 3-2 falë një super Ronaldo.

Ishte portugezi që udhëhoqi ekipin e tij me një dygolësh vendimtar që e çon në 801 gola në karrierë. Ishte Arsenal që do të kalonte fillimisht në avanazh kur në minutën e 13′ Smith Rowe do të shënonte, ndërsa Bruno Fernandes barazoi në minutën e 44′. Në pjesën e dytë, Ronaldo shënoi në minutën e 52-të.

Megjithatë, pas dy minutash, Odeegard rivendosi barazinë. Emocionet nuk do të përfundonin, sepse Ronaldo do të shënonte në minutën e 70′ nga pika e bardhë e penalltisë. Arteta hodhi në fushë Lacazette dhe Sakën, por kjo nuk mjaftoi dhe Arsenal mbetet në kuotën e 23 pikëve, ndërsa United po e merr veten dhe sheh Europën në horizont.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport arsenal manchester united ronaldo arsenal manchester united ronaldo

Sondazh

Poll